Protestuesit djegin ndërtesën e parlamentit në Paraguai
Bota
April 01, 2017 - 23:29
Demonstruesit në Paraguai i kanë vënë flakën godinës së parlamentit, gjatë protestave të dhunshme të organizuara për kundërshtimin e një projektligji që mund të heqë limitin e mandateve për një president.
Në një deklaratë lëshuar në Twitter, presidenti Cartes bëri thirrje për qetësimin e situatës.
“Demokracia nuk mbrohet me dhunë dhe të jeni të sigurt se kjo qeveri do të vazhdojë të bëjë përpjekjet më të mira në ruajtjen e rregullit në republikë,” shkruante presidenti.