Paris: Arrestohen dy vajza adoleshente, dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste

Bota April 01, 2017 - 19:56

Dy vajza adoleshente janë arrestuar në jug të Francës me dyshimin për planifikim të sulmeve terroriste.

AFP duke cituar burime brenda gjyqësorit raporton se vajzat të moshave 14 dhe 15 vjeçare, kanë poseduar prova që tregojnë se mund të jenë të përfshira në organizata terroriste, transmeton lajmi.net

“Tani për tani ne nuk e dimë se sa larg kanë shkuar përgatitjet për sulm”, tha burimi duke shtuar se gjatë kontrollit nuk kanë arritur të gjejnë armë.

Në Francë gjatë dy viteve të fundit ka pasur shumë sulme terroriste, duke shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme.