Roli i Trump mashtron gazetën ‘’El Nacional’’

Roli i Trump mashtron gazetën ‘’El Nacional’’

Bota shkurt 12, 2017 - 09:59

Paraqitja e fundit e aktorit Alec Baldwin në showprogramin televiziv Saturday Night, në rolin e Donald Trump, ka mashtruar një gazetë kombëtare duke menduar se ishte gjë e vërtetë.

”El Nacional” e cila botohet në Republikën Domenikane ka kërkuar falje për botimin aksidental të një takimi të Alec Baldwin si Donald Trump me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, përcjellë Klan Kosova.

Imazhi i shoqëruar në artikull ka të bëjë me vendbanimet izraelite.

Ndoënse fotografia e publikuar në gazetë i takonte informacionit falso që u dha në Saturday Night Live, askush nuk e dalloi gabimin, ka pohuar stafi i gazetës ”El Nacional”.

Veç tjerash Saturday Night Live, nuk është program i preferuar i Donald Trump.

Image