Pak amerikanë mendojnë se liderët botërorë e respektojnë Presidentin Trump

Pak amerikanë mendojnë se liderët botërorë e respektojnë Presidentin Trump

Bota shkurt 11, 2017 - 23:12

Kur Presidenti George W. Bush mori detyrën më 2001, gjysma e amerikanëve menduan se liderët botërorë e respektonin atë.

Më 2009 kur Presidenti Barack Obama ishte në detyrë, besimi i amerikanëve u rrit në 67 për qind.

Por vetëm 29 për qind të amerikanëve të rritur mendojnë se liderët e vendeve të tjera e respektojnë Presidentin Donald Trump. Ky konstatim del nga një sondazh i Gallupit.