Putini mund ta takojë Trumpin te miqtë e tij në Slloveni!?

Putini mund ta takojë Trumpin te miqtë e tij në Slloveni!?

Bota shkurt 10, 2017 - 17:59

Presidenti slloven, Borut Pahor, i ka ofruar homologut rus, Vladimir Putin, që takimin e parë me presidentin amerikan Donald Trump ta mbajë në Lubjanë, ka thënë Pahor gjatë vizitës së tij në Rusi.

“Lubjana, dhe Sllovenia në përgjithësi, janë zgjedhje e shkëlqyer për takim dhe dialog të tillë. Megjithatë, vendimi nuk varet vetëm nga Rusia, por nga rrethana tjera të ndryshme”, ka thënë Putinio në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave sllovene, Pahori – edhe pse nuk ka mandat zyrtar nga BE – kërkoi nga Putini të ndihmojë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainën lindore, në shkëmbim të zbutjes së sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

Pahori në Moskë do të takojë edhe Patriarkun e Kishës ruse, Kirilin, si dhe kryeministrin Dmitry Medvedev. Të shtunën ai do të jetë në Shën Petersburg, ndërsa të dielën në Ukrainë. /Telegrafi/