Trump 'thyen akullin' me Kinën

Trump 'thyen akullin' me Kinën

Bota shkurt 09, 2017 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump “ka thyer akullin” në marrëdhëniet me Kinën duke i dërguar një letër presidentit kinez Xi Jinping në të cilën thotë se mirëpret bashkëpunimin me të në zhvillimin e marrëdhënieve.

Nga ana tjetër, Pekini zyrtar ka thënë se i jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me SHBA-të dhe se bashkëpunimi – është i vetmi opsion.

Trump në letrën drejtuar homologut kinez e ka falënderuar Kinën për urimet me rastin e përurimit të tij dhe uroi popullin kinez për një Viti të Ri Lunar të suksesshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të mërkurën, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.