Presidenti Trump merr ilaçe për tri sëmundje

Presidenti Trump merr ilaçe për tri sëmundje

Bota shkurt 07, 2017 - 09:46

Në dhjetor të 2015, Donald Trump publikoi një letër lëshuar nga mjeku i tij, duke deklaruar se ai e merr 81 mg të aspirinës në ditë dhe një dozë të ulët statin. Ndërsa, dje, kemi kuptuar se ai, merr edhe ilaçe tjera.

Mjeku përsonal i presidentit Trump, Dr. Harold N. Bornstein, në disa intervista të fundit tha se Presidenti Trump, përdorë medikamente për prostatë, si dhe për nxitjen e rritjes së flokëve.

Kurse medikamentet tjera janë antibiotikët për të mbajtur nën kontroll një problem të përbashkët të lëkurës (rosacea), kolesterolit të lartë në gjak dhe lipideve, transmeton Telegrafi.

Medikamenti i quajtur, Propecia, që përdoret për rritjen e flokëve tek disa njerëz ka paraqitur depresionin, ankthin dhe paqartësi mendore.

E gjithë kjo mund të ishte një shaka e mirë, por mund të ketë diçka serioze edhe këtu, shkruan New York Times.

Ai bëri publike një letër duke thënë se merr vetëm një medikament që jepet me recetë mjekësore. Ai në fakt merr tre, dhe padyshim, e dinte këtë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan ta komentojnë në informacionin e dhënë nga Dr. Bornstein.

Gjatë fushatës, mjeku u bë i njohur pasi lëshoi nëj deklaratë lidhur me shëndetin e Trumpit. “Nëse zgjidhet, zoti Trump, mund të them pa mëdyshje, do të jetë personi i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në presidencë”, shkroi ai.