Trumpit i ndalohet të mbajë fjalim në Parlamentin britanik

Trumpit i ndalohet të mbajë fjalim në Parlamentin britanik

Bota shkurt 06, 2017 - 19:19

Donald Trump nuk do të jetë i mirëseardhur në Parlamentin britanik gjatë vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë kryetarparlamentari John Bercow, në një ndërhyrje të paprecedentë, që nxiti duartrokitje dhe brohoritje të zhurmshme nga deputetët, raporton The Guardian.

Bercow, roli i të cilit është jopolitik, ka thënë se nuk mund të bllokojë një vizitë shtetërore nga presidenti i ri amerikan, por se do të shfrytëzojë rolin e tij si një prej tre personave kyç të Parlamentit për t'ia pamundësuar Trumpit mbajtjen e një fjalimi para deputetëve britanikë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se është nxitur në veçanti nga ajo që ai e ka quajtur "ndalesa ndaj emigrantëve" nga Trump, urdhri ekzekutiv i nënshkruar gjatë javës së parë në pushtet të presidentit, që ua ka pamundësuar hyrjen në SHBA shtetasve të shtatë vendeve myslimane, përfshirë edhe refugjatëve.