Trump i quan sondazhet e CNN-it, ABC-së dhe NBC-së lajme të rreme

Trump i quan sondazhet e CNN-it, ABC-së dhe NBC-së lajme të rreme

Bota shkurt 06, 2017 - 14:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka quajtur mashtrime dhe lajme të rreme, sondazhet e fundit që thonë se ai ka mbështetjen më të vogël në popull se sa çdo tjetër president në histori të SHBA, njofton Klan Kosova.

Një sondazh i CNN-it i lëshuar të premten thotë se Trump ka mbështetjen më të vogël si President – vetëm 44 për qind, dhe atë vetëm pas dy javësh si president.

Por, Trump shkroi në Twitter se “lajmet negative janë lajme të rreme. Po ashtu sondazhet si ai i CNN, ABC dhe NBC. Më falin, por njerëzit duan kufij të sigurt dhe masa ekstreme të kontrollit”.

Thënë të drejtën Trump edhe sa ishte kandidat kishte deklaruar se “kur sondazhet janë negative nuk iu besoj dhe nuk flas për to, kur janë pozitive atëherë flas”.