Sekuestrohen mijëra doza heroinë me foton e Donald Trumpit

Sekuestrohen mijëra doza heroinë me foton e Donald Trumpit

Bota shkurt 05, 2017 - 23:39

Mund të duket e çuditshme, por Presidenti Donald Trump duket se është frymëzim edhe për trafikantët e drogës.

Autoritetet policore të Floridas kanë konfiskuar një pako heroinë në të cilën ishte stampuar imazhi dhe emri i Presidentit Trump.

Pakoja e drogës është sekuestruar me 27 janar në Hernando County. Por marka Trump e drogës nuk ishte e vetmja, pasi u gjetën dhe portrete të trafikantëve famëkeq të drogës si bosi i Meksikës Joaquin Guzman “El Chapo” dhe kolumbiani Pablo Escobar.

Autoritetet nuk mund të shpjegojnë dot qëllimin e shenjave. Tregtarët e drogës shpesh zgjedhin të vulosin paketimet e drogës me emërtime të ndryshme.

Linja Trump mbante rreth 5550 doza heroine në total, transmeton Oranews.

Policia arrestoi 46-vjeçarin, Kelvin Scott Johnson, i dyshuar për trafikimin e heroinës dhe akuza të tjera.

Garancia për lirimin me kusht të tij është vendosur 75,000 dollarë.

Prokurori i Përgjithshëm i Floridas, Pam Bondi, tha se shpërndarësi “ka bërë një gabim të madh” duke përdorur foton e Trump.