Obama thotë se marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi janë në interes të botës
Bota
January 18, 2017 - 21:55
Barack Obama ka mbajtur konferencën e fundit për media si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë konferencë, presidenti në largim ka thënë se në interes të Amerikës dhe të gjithë botës janë marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi.
“Mendoj se është në interes të Amerikës, në interes të botës, që të kemi marrëdhënie konstruktive me Rusinë”, ka thënë ai.
Pas dy ditësh postin e Obamas do ta zërë Donald Trump.