Shpërthim i fuqishëm në Meksikë – lëndohen 60 persona (Video)
Një shpërthim i madh në një treg të famshëm të fishekzjarrëve në Meksikë, ka lënë të lënduar të paktën 60 persona.
Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se si një numër i madh i fishekzjarrëve kanë shpërthyer, transmeton Express.
Tymi i madh ka mbuluar gjithë qiellin mbi tregun San Pablito në Tultepec, që gjendet në Shtetin e Meksikës.
Drejtori i shërbimit të Emergjencës, Lusi Felipe Puente, ka thënë se numri i të lënduarve mund të rritet. Ai ka shtuar se disa shtëpi, që gjenden afër këtij tregu, kanë pësuar dëmtime.
Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen nga tregu, së paku 5 kilometra, derisa shpërthimet e fishekzjarrëve të ndalen.
Në vitin 2005, një shpërthim i ngjashëm kishte ndodhur në këtë treg, ku qindra njerëz kishin pësuar lëndime.