Tërmet i fuqishëm godet Argjentinën
Bota
November 20, 2016 - 23:43
Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Argjentinës, që është ndjerë edhe në Kilin fqinj.
Agjencia Gjeologjike e SHBA’së, ka thënë se ky tërmet është 6.4 shkallë të Rihterit, shkruan Express.
Pavarësisht fuqisë së madhe të këtij tërmeti, nuk është dhënë alarm për tsunami.
Raportet e para nga terreni nuk thonë se ka viktima në njerëz.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 24 kilometra në jugperëndim të qytetit argjentinas të San Juan dhe rreth 267 kilometra në verilindje të kryeqytetit kilian Santiago.
Dridhjet e tokës fillimisht ishin raportuar se janë 6.7 shkallë të Rihterit por pas matjeve të tjera, doli se tërmeti ishte në magnitudë 6.4 shkallësh