Këto janë 10 premtimet skandaloze që Trumpi i bëri gjatë fushatës, a do t’i realizoj ato?!

Këto janë 10 premtimet skandaloze që Trumpi i bëri gjatë fushatës, a do t’i realizoj ato?!

Bota nëntor 09, 2016 - 20:32

Ajo që një ditë më parë dukej fantashkencë sot është bërë realitet.

Donald Trump u bë president amerikan, pa marrë parasysh sa e pabesueshme mund të duket për shumicën një gjë të tillë ndodhi tashmë.

Gjatë fushatës, Trump ka thënë lloj lloj gjërash të cilat në fund të fundit e bënë kandidatin më të diskutueshme të të gjitha kohërave, transmeton lajmi.net.

Në vazhdim të këtij teksti do të keni mundësi t’i rikujtoni 10 premtimet e Trumpit gjatë fushatës.

Do të shfuqizoj sigurimin shëndetësor të propozuar nga Obama

Ndryshe quhet “Obamacare” dhe cilësohet si një ndër sukseset e mëdha të presidencës së Barack Omabës. Trump që nga fillimi e kishte goditur Obamën duke thënë se do të shfuqizoj, ndërsa ky i fundit tha, se Trump do të lë më shumë se 22 milionë amerikanë pa mbulime të shpenzimeve shëndetësore.

Do të reformoi ministrin për çështjet e veteranëve të luftës

Trump gjatë fushatës ishte me veteranët. Në faqen e tij ai njoftoi paraqiti një program me dhjetë pika që do të reformatonte ministrinë që merret me veteranët e luftës. Premtoi se do të largoj nga puna ‘udhëheqjen e korruptuar dhe të paaftë të organizimit të veteranëve” dhe do të hetoj për mashtrim.

Shfuqizimin e zonës në të cilën është e ndaluar mbajtja e armëve

Trump është një përkrahës i madh i posedimit të armëve, në fushatën e tij, ai tha, se do ta largoj “gun- free zone”. Trump argumentoi se këtë ndalesë do ta heqë edhe në shkolla.

Heqjen e SHBA nga partneriteti Transpacefik

Trump u zotua se Shtetet e Bashkuara do t’i largoj nga marrëveshja tregtare për Partneritet Ndër- Pacefik që përfshin 12 vende, por e cila ende nuk është ratifikuar nga Kongresi.

Kërcënimet ndaj kombeve tjera

Një nga temat më të preferuar temën të Trumpit gjatë fushatës ishte emigracionit. Në këtë kontekst Trump ka kërcënuar shpesh kombet e tjera që qytetarët e tyre e bëjnë të vështirë jetën në SHBA. Gjithashtu, ai tha se do të kontaktojë vendin aleate dhe të kërkoni që ata të paguajnë më shumë.

Bllokimi i refugjatëve sirianë

Trump refugjatët sirianë i quajti haptazi “Kalë i Trojës” të cilët fshehin xhihadistë dhe terroristët. Ai tha se nuk e kishte aspak problem t’i dilte përpara një fëmije sirian dhe ta ndalonte që të hynte në Amerikë.

Deportimin e miliona emigrantëve të paligjshëm

Një nga premtimet kryesore  të Trumpit ishte që vendi do të largoj miliona njerëz që nuk kanë dokumente ligjore. Ai gjithashtu tha, se do ta forcojë ligjet kundër emigrantëve dhe do ta përgjysmoj 2 milionëshin e të huajve të paligjshëm, këtë do ta bëjë po sa të hy në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërtimi i murit të madh

Në lidhje me pikën e lartpërmendur, Trump ka premtuar ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, dhe historia e murit është një nga temat kryesore të kandidaturës së tij.

Shkatërrimi i ISIS

ISIS ka qenë në qendër të fushatës së Donald Trump. Për më tepër ai ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur se ISIS-in do ta çrrënjosë.

Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri

Edhe pse kurrë nuk e shpjegoi saktësisht se si e thoshte këtë “Amerikën e madhe”, kjo ishte motoja e fushatës së tij. Sigurisht, ai e mori këtë mundësi bota duhet të presim dhe të shohim se çfarë të bëjë miliarderi me i përfolur.