BE-ja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët

Auto&Tech July 12, 2026 - 17:38

Bashkimi Evropian po i afrohet vendosjes së kufizimeve të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, me një raport të ekspertëve që pritet të publikohet nesër dhe që mund të hapë rrugën për masa të reja që nga kjo verë.

Pas vendimit të Australisë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për të rinjtë nën moshën 16 vjeç, disa vende të BE-së, përfshirë Danimarkën dhe Greqinë, kanë kërkuar masa të ngjashme. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe se të gjitha opsionet mbeten në tryezë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur më parë mbështetjen për vendosjen e kufizimeve. Ajo deklaroi se çështja nuk është se kur fëmijët duhet të kenë qasje në rrjetet sociale, por se kur rrjetet sociale duhet të kenë qasje tek fëmijët dhe adoleshentët.

Një njoftim zyrtar pritet në shtator, megjithëse afati mund të ndryshojë.

Sipas burimeve evropiane, raporti i ekspertëve nuk pritet të rekomandojë një ndalim të plotë të rrjeteve sociale për të miturit. /atsjh