“Vushtrria Code Fest” mbledh të rinjtë rreth teknologjisë dhe inovacionit

“Vushtrria Code Fest” mbledh të rinjtë rreth teknologjisë dhe inovacionit

Auto&Tech June 23, 2026 - 17:02

Në Vushtrri është mbajtur “Vushtrria Code Fest”, organizim i dedikuar teknologjisë, inovacionit dhe kreativitetit, i organizuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Innovation Academy, shkruan Mitropol.

Gjatë organizimit, të rinjtë prezantuan projekte të ndryshme në fushën e robotikës, programimit, inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve të tjera inovative, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e tyre.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, duke vlerësuar se investimi në të rinjtë, dije dhe teknologji është investim për të ardhmen e qytetit dhe vendit.

Ai uroi të gjithë pjesëmarrësit për punën dhe angazhimin e treguar, duke u dëshiruar suksese në vazhdim.