Përdorimi i smartfonëve tek fëmijët nën 13-vjeç rrit rrezikun për shëndetin mendor

Përdorimi i smartfonëve tek fëmijët nën 13-vjeç rrit rrezikun për shëndetin mendor

Auto&Tech March 27, 2026 - 16:42

Fëmijët nën moshën 13-vjeç që përdorin smartfonë janë më të rrezikuar nga mendimet vetëvrasëse, ndjenja e vetëvlerësimit të ulët, agresiviteti dhe shkëputja nga realiteti, sipas një studimi global të publikuar në “Journal of Human Development and Capabilities”.

Hulumtimi, që përfshiu të dhënat vetë-raportuara nga 100,000 të rinj të moshës 18–24 vjeç, tregon se sa më herët një fëmijë të ketë akses në një telefon, aq më shumë përkeqësohet shëndeti i tij mendor, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Për shembull, një fëmijë që mori smartfon në moshën 5-vjeçare kishte rezultate shumë më të dobëta në “shëndetin mendor të përgjithshëm” sesa një që mori telefon në moshën 13-vjeç.

Vajzat ishin më të prekura se djemtë, me 9.5% të tyre të identifikuara si “në vështirësi”, krahasuar me 7% të djemve. Fëmijët nën 13-vjeç gjithashtu përjetonin më shpesh ndërprerje të gjumit, ngacmime kibernetike dhe marrëdhënie të tensionuara familjare.

Autorja kryesore, Tara Thiagarajan, ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të smartfonëve për fëmijët nën 13 vjeç dhe rregullimin e tyre të bëhet njësoj si alkooli dhe duhani.

Ajo kërkon gjithashtu kufizime për platformat e rrjeteve sociale, edukim në literacinë digjitale dhe përgjegjësi më të madhe nga kompanitë teknologjike.

Në Evropë, shumë vende tashmë kanë vendosur ndalime të pjesshme ose të plota të telefonave në shkolla, ndërsa po shqyrtohen edhe kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç. Këto përpjekje kombinohen me ligje të BE-së që synojnë mbrojtjen e të miturve nga përmbajtjet e dëmshme në internet. /Gazeta Shneta