Aplikacioni i ri e kthen “YouTube” në televizion kabllor

Aplikacioni i ri e kthen “YouTube” në televizion kabllor

Auto&Tech March 15, 2026 - 10:24

Programuesi Stiven Irbi ka krijuar një aplikacion ueb-faqe të quajtur Channel Surfer, i cili ndryshon mënyrën se si shikojmë përmbajtje në platformën YouTube.

Në vend të shfletimit të pafund dhe rekomandimeve të algoritmit të YouTube, ky aplikacion sjell një eksperiencë më të ngjashme me televizionin tradicional kabllor, ku përdoruesi “ndërron kanalet” për të gjetur përmbajtje.

Në krye të ekranit, përdoruesit mund të zgjedhin nga rreth 40 kanale tematike, të cilat mbulojnë fusha si lajme, sport, muzikë, video-lojëra, teknologji, inteligjencë artificiale dhe hapësirë.Ka edhe një udhëzues elektronik TV që tregon programin për 24 orët e ardhshme, kështu që shikuesit mund të shohin se çfarë do të shfaqet në secilin kanal.

Krijuesi i aplikacionit thotë se ideja pas Channel Surfer është të luftojë “problemin e vendimmarrjes”, pra lodhjen nga zgjedhja e pafundme e përmbajtjeve.

Me këtë aplikacion, përdoruesit mund të rifitojnë përvojën e thjeshtë të televizionit klasik: vetëm ndizni një kanal dhe filloni të shikoni atë që ofrohet në moment.