Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Kompania Google ka prezantuar një teknologji të re që do t’i bëjë telefonat Android më të shpejtë dhe më efikas në përdorimin e energjisë.
Ky përmirësim bëhet përmes sistemit të quajtur Automatic FeedbackëDirected Optimization (AutoFDO), i cili optimizon kodin e sistemit bazuar në mënyrën reale të përdorimit të pajisjes.
Ndryshe nga metodat e mëparshme që bazohej në supozime, AutoFDO mëson nga sjellja e përdoruesit dhe i jep sistemit mundësinë të funksionojë më shpejt dhe me më pak konsum të energjisë.
Rezultatet paraprake tregojnë:
Hapje aplikacionesh deri në 4.3 për qind më shpejt
Fillim më të shpejtë të pajisjes rreth 2.1 për qind
Përdorim më efikas të procesorit, që ndihmon në zgjatjen e baterisë
Përgjigje më të shpejtë të sistemit dhe ndërmjet aplikacioneve
Ky optimizim është i integruar në nivelin bazë të Android-it, duke prekur të gjithë funksionet kyçe të telefonit, pa kërkuar ndërhyrje nga përdoruesi.
Google po e sjell këtë risi për versionet e fundit të Android, duke përfshirë Android 15 dhe 16, si dhe për versionet e ardhshme.
Ekspertët e teknologjisë vlerësojnë se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të performancës së telefonave Android dhe zgjatjes së jetës së baterisë, veçanërisht për përdoruesit që kërkojnë pajisje më të shpejta dhe më efikase.