Facebook-u me telashe në gjithë botën, probleme shfaqen edhe në Kosovë

Facebook-u me telashe në gjithë botën, probleme shfaqen edhe në Kosovë

Auto&Tech March 04, 2026 - 10:36

Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me qasjen në Facebook.

Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11.000 raportime problemesh në lidhje me rrjetin social.

Më shumë se 60% e ankesave lidheshin me faqen e internetit të Facebook-ut, ndërsa 16% regjistruan probleme me logimin.

Probleme hasen edhe në Kosovë. Megjithatë sipas raportimeve problemet më të mëdha janë me Facebook-un në desktop, ku përdoruesit nuk mund të postojnë, ndajnë ose shikojnë përmbajtje.