Snapchat, ende jashtë përdorimit

Snapchat, ende jashtë përdorimit

Auto&Tech October 20, 2025 - 14:12

Përdoruesit e Snapchat-it që nga mëngjesi i sotëm kanë raportuar një ndërprerje të madhe që e ka lënë platformën e mediave sociale të paqasshme për miliona njerëz. Kjo po ndodh në të njëjtën kohë me një ndërprerje të gjerë të shërbimeve të AWS (Amazon Web Services), që po shkakton probleme edhe për shumë platforma të tjera.

Raportet në faqen për monitorimin e ndërprerjeve, DownDetector, janë rritur me shpejtësi nga orët e para të mëngjesit dhe kanë arritur kulmin me mbi 22.000 raportime.

Përdoruesit raportojnë se nuk mund të kyçen, të ngarkojnë ose të dërgojnë mesazhe, transmeton Zeri.info.

Në raste ekstreme, disa kanë thënë se kanë dalë jashtë llogarive të tyre. Pas përpjekjeve të përsëritura, ata përdorues kanë marrë këtë mesazh:

“Për shkak të përpjekjeve të dështuara të përsëritura ose aktiviteteve të pazakonta, hyrja juaj në Snapchat është përkohësisht e çaktivizuar. Ju lutemi provoni përsëri”.

Ndërprerja ka shumë gjasa të jetë rezultat i problemeve të gjera që po përjeton Amazon Web Services, e cila strehon një pjesë të madhe të internetit. Platforma si Ring, Coinbase, Roblox dhe Fortnite raportohet se janë gjithashtu jashtë funksionit për momentin. /Zëri