YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

Auto&Tech October 16, 2025 - 11:37

YouTube njoftoi se ka zgjidhur problemet me faqen dhe aplikacionin e tij, pas ndërprerjeve që preku qindra mijëra përdorues në mbarë botën.

Problemet nisën të enjten në mëngjes, rreth orës 7:00 në Azi, duke ndikuar në transmetimin e videove në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV.

Përdorues nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut raportuan vështirësi në qasjen dhe përdorimin e platformës.

Sipas faqes Downdetector, numri i raportimeve për gabime arriti kulmin në rreth 393.000 në Shtetet e Bashkuara. Problemet më të vogla u raportuan për YouTube Music dhe YouTube TV, me më pak se 5.000 gabime gjatë të njëjtës periudhë.

YouTube nuk ka dhënë detaje për shkaqet e ndërprerjeve apo për përmasat e sakta globale të problemit.

Në një postim në rrjetin X, kompania njoftoi: “Problemi është zgjidhur, tani mund të shikoni video në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV”.