Një SUV i ri Stellantis vjen pa ekran me prekje?

Një SUV i ri Stellantis vjen pa ekran me prekje?

Auto&Tech October 07, 2025 - 11:05

Ndërsa shumica e prodhuesve të makinave po garojnë për të futur ekrane gjithnjë e më të mëdha dhe sisteme digjitale komplekse, Opel ka zgjedhur një rrugë tjetër për modelin e saj më të ri buxhetor.

Një përdorues në Reddit në Gjermani vuri re se versioni bazë i SUV-it Opel Frontera nuk ka as ekran, as sistem infotainment – dhe postimi i tij u bë menjëherë viral.

Modeli, që ndan platformën me Citroën C3 Aircross, vjen me një qasje më të thjeshtë dhe më urbane.

Sipas konfiguratorit zyrtar të Opel-it në Gjermani, varianti Frontera Edition lë jashtë disa opsione që gjenden tek versionet GS dhe Ultimate.

Megjithatë, edhe modeli bazë ka një panel dixhital 10 inç për instrumentet e shoferit.

Në vend të ekranit qendror, ndodhet një mbajtëse për telefonin, e cila lidhet përmes Bluetooth me radion e thjeshtë dhe dy altoparlantë përpara. Ka gjithashtu portë USB-C për karikim të shpejtë dhe klimë manuale me komandë rrotulluese.

Ata që duan më shumë teknologji mund të zgjedhin paketën Tech, që përfshin ekranin 10 inç, navigim, kamerë mbrapa dhe karikim pa tela.

Paketa Comfort shton sedilje dhe timon me ngrohje, ndërsa Design sjell çati të bardhë dhe detaje estetike në rrota.