Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Muskut

Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Muskut

Auto&Tech October 01, 2025 - 13:40

Apple dhe pronari i ChatGPT-së, OpenAI, kanë kërkuar nga një gjyqtar federal amerikan që të rrëzojë padinë e ngritur nga xAI e miliarderit Elon Musk, i cili i ka akuzuar për komplot të paligjshëm për të penguar konkurrencën në fushën e inteligjencës artificiale.

Në padinë e ngritur në gusht, kompania e Muskut ka kërkuar miliarda dollarë si dëmshpërblim, raportoi të mërkurën Reuters.

“Marrëveshja midis Apple dhe OpenAI nuk është shprehimisht ekskluzive dhe është publike dhe e njohur gjerësisht se Apple synon të bashkëpunojë me chatbot-e të tjerë gjenerues të inteligjencës artificiale”, thanë avokatët e Apple në një padi gjyqësore të martën, duke i kërkuar gjyqtarit ta pushojë çështjen.

Apple, në partneritet me OpenAI, ka integruar ChatGPT-në në sistemin e saj operativ për iPhone, iPad dhe Mac.