
Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj
Deputeti socialist Arthur Delaporte ka kërkuar nga prokuroria e Parisit të nisë një hetim penal ndaj TikTok-ut, duke e akuzuar platformën për “rrezikim të jetës së përdoruesve të rinj”.
Raporti gjashtëmujor i komisionit parlamentar francez e përshkruan TikTok-un si një “helm të ngadaltë” për fëmijët, duke theksuar ndikimin e algoritmeve që i ekspozojnë ata ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
Komisioni rekomandon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe një “orë policore digjitale” për të rinjtë 15-18 vjeç.
Raporti sugjeron gjithashtu krijimin e një ligji për “neglizhencë digjitale” ndaj prindërve dhe një fushatë informuese publike.
TikTok hodhi poshtë akuzat, duke theksuar masat e saj të sigurisë dhe moderimit të përmbajtjes.
Çështja tani është në dorën e prokurorit, i cili do të vendosë nëse do të nisë një hetim zyrtar.