
Ford shfaq Bronconin e egër “pa çati dhe pa dyer”, model që megjithatë s’do të hyjë në prodhim
Auto&Tech
August 25, 2025 - 09:48
Në ngjarjen prestigjioze Pebble Beach Concours d’Elegance, Ford befasoi publikun duke sjellë një koncept të veçantë – Bronco Roadster Concept.
Ky model pa çati është një kujtim për versionin e parë të Bronco-s të vitit 1966, U13 roadster.
Koncepti mban të njëjtën ngjyrë Wimbledon White, fenerë klasikë dhe detaje retro si mbishkrimi i kuq “Ford” në pjesën e pasme.
Në brendësi, dizajni i thjeshtë pasqyron origjinalin me panel të bardhë dhe sedilje me “përfundim argjendi”.

Përshtypje të veçantë lanë mbrojtëset e kuqe të pasme dhe mungesa e dyerve dhe “çatisë”.
Megjithatë, Fordi ka konfirmuar se ky model nuk do të hyjë në prodhim, duke mbetur vetëm një ekspozim unik për fansat e Bronco-s. /Telegrafi