HTC hyn në garën e syzeve inteligjente me Vive Eagle

HTC hyn në garën e syzeve inteligjente me Vive Eagle

Auto&Tech August 19, 2025 - 10:01

HTC ka prezantuar syzet inteligjente Vive Eagle, duke hyrë në garën e teknologjisë kundër rivalëve si Meta, Google, Samsung dhe Apple.

Syzet, që peshojnë vetëm 49 gramë dhe kushtojnë rreth 520 dollarë, ofrohen fillimisht vetëm në Tajvan.

Ato vijnë me lente Zeiss dhe korniza shumëngjyrëshe, duke kombinuar stilin me funksionalitetin.

Risia kryesore është asistenti zanor Vive AI, i aftë të përkthejë tekst në 13 gjuhë thjesht duke ndjekur shikimin e përdoruesit.

Përveç kësaj, syzet mund të marrin shënime dhe të rekomandojnë restorante.

Sfida e madhe për HTC mbetet zgjerimi global, pasi tregu dominohet tashmë nga emra të mëdhenj dhe suksesi i Vive Eagle do të varet nga hapat e ardhshëm të kompanisë.