Profilet në Instagram me më pak se një mijë ndjekës nuk mund të futen më live

Profilet në Instagram me më pak se një mijë ndjekës nuk mund të futen më live

Auto&Tech August 05, 2025 - 10:20

Rrjeti social Instagram nuk lejon më profilet publike të nisin transmetime të drejtpërdrejta nëse kanë më pak se një mijë ndjekës dhe i njëjti fat i pret edhe profilet private.

Në ditët e fundit, përdoruesit e Instagramit kanë filluar të raportojnë se llogaritë e tyre nuk i plotësojnë më kërkesat për transmetim të drejtpërdrejtë përmes këtij aplikacioni të njohur, dhe arsyeja është se kompania Meta ka ndryshuar kushtet.

“Ne kemi ndryshuar termat dhe kushtet për përdorimin e kësaj veçorie. Vetëm profilet publike me një mijë ose më shumë ndjekës mund të fillojnë një transmetim të drejtpërdrejtë”, shkruhej në njoftim kur përdoruesit u përpoqën të fillonin një transmetim të drejtpërdrejtë, të cilin Meta më vonë e konfirmoi për Engadget.

Rregulli i ri u zbatua për të “siguruar përvojën më të mirë për krijuesit e transmetimeve të drejtpërdrejta” dhe për të “inkurajuar përmirësimet në përvojën e përgjithshme të përdorimit të veçorisë”.

Pse përdoruesit e Instagram me më pak se një mijë ndjekës nuk mund të ofrojnë “përvojën më të mirë” nuk shpjegohet nga Meta.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, sepse Meta deklaroi se i njëjti rregull vlen edhe për profilet private, të cilat gradualisht humbasin aftësinë për të filluar transmetime të drejtpërdrejta.