Tesla nënshkruan marrëveshje 16.5 miliardë dollarëshe me Samsung-un për çipin AI6

Tesla nënshkruan marrëveshje 16.5 miliardë dollarëshe me Samsung-un për çipin AI6

Auto&Tech July 29, 2025 - 10:20

Tesla ka nënshkruar një marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh me Samsung për prodhimin e çipit të saj më të avancuar, AI6.

Ky çip do të përdoret për teknologjinë Full Self-Driving (FSD), robotët humanoidë Optimus dhe trajnimin e inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave.

Fabrika e re e Samsung në Texas do t’i dedikohet prodhimit të këtij çipi, dhe Elon Musk tha se do ta vizitojë personalisht për të përshpejtuar progresin.

Tesla ka përdorur më parë çipet e Samsung për versionet e mëparshme, duke përfshirë AI4.

Ndërkohë, çipi AI5 do të prodhohet nga TSMC në Tajvan dhe Arizona.

Musk shtoi se shpenzimet mund të tejkalojnë vlerën fillestare të marrëveshjes.

Ky bashkëpunim tregon ambicien e Tesla-s për t’u shndërruar nga një prodhues automjetesh në një lider global në teknologjinë e AI dhe robotikës.