
Idrizi: Vushtrria po shndërrohet në qendër të inovacionit dhe robotikës
Mbrëmë në Kalanë e Vushtrrisë është mbajtur gala mbrëmja e edicionit të dytë të panairit inovativ “Vushtrria Code Fest”.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo komunë po shndërrohet në një qendër të inovacionit dhe robotikës, falë angazhimit të “Innovation Academy”.
Idrizi po ashtu ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes të së hënës janë ndarë edhe çmimet fituese për të rinjtë.
“Ishte kënaqësi të ndanim çmimet fituese për të rinjtë që po e vendosin Vushtrrinë në qendër të vëmendjes për inovacion, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”, ka shkruar Idrizi ndër të tjera.
Në këtë panair mbi 150 nxënës prezantuan mbi 60 projekte inovative nga robotika dhe inteligjenca artificiale.