Zyrtare, ky është fundi i mbështetjes për këto orë inteligjente Samsung

Zyrtare, ky është fundi i mbështetjes për këto orë inteligjente Samsung

Auto&Tech June 19, 2025 - 16:14

Samsung ka konfirmuar se mbështetja për orët e saj inteligjente të bazuara në Tizen, do të përfundojë zyrtarisht në shtator 2025.

Vendimi shënon fazën përfundimtare të një ndërprerjeje graduale që filloi vitin e kaluar dhe pasqyron ndryshimin strategjik të kompanisë drejt pajisjeve që përdorin Wear OS, në vend të sistemit të vet operativ Tizen.

Nëse e mbani mend, gjiganti i Koresë së Jugut filloi të largohej nga Tizen në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Procesi i ndërprerjes filloi më 30 shtator 2024, kur Galaxy Store ndaloi së ofruari përmbajtje me pagesë për pajisjet Tizen.

Data tjetër e rëndësishme ishte 31 maj 2025, kur përmbajtja falas Tizen u çaktivizua për shkarkim.

Së fundmi, deri në fund të shtatorit 2025, përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të rishkarkojnë përmbajtje të blerë më parë përmes Galaxy Store.

Samsung ndau afatin kohor të mëposhtëm në një njoftim zyrtar të titulluar “Orari i ndërprerjes së shërbimit të Tizen Watch”, i cili thotë: “Ju lutemi të keni parasysh se do ta ndërpresim shërbimin e Tizen Watch në Galaxy Store. Ndërprerja e shërbimit të Tizen Watch do të hyjë në fuqi pas 30 shtatorit 2025. Shërbimi do të ndërpritet plotësisht”.

Ndërsa Samsung nuk dha një listë të saktë të pajisjeve që nuk do të mbështesin më Tizen pas shtatorit 2025, besohet se modelet e mëposhtme do të preken:

Seria Galaxy Gear:

Samsung Galaxy Gear (modeli origjinal)

Samsung Galaxy Gear 2

Samsung Galaxy Gear S2

Samsung Gear S3 Classic

Samsung Gear S3 Frontier

Seria Galaxy Watch (bazuar në Tizen):

Samsung Galaxy Watch (gjenerata e parë / Galaxy Watch 1)

Samsung Galaxy Watch Active

Samsung Galaxy Watch Active2

Samsung Galaxy Watch 3

Pra, pajisjet e lansuara pas modelit Galaxy Watch 3, duke përfshirë serinë Galaxy Watch 4 dhe më vonë, përdorin Wear OS dhe nuk preken nga ky tranzicion.

Nga ana tjetër, Samsung nuk ka plane të kalojë në Google TV për televizorët e tij, pasi ato ende vijnë me sistemin e tyre operativ Tizen dhe ofrojnë deri në shtatë vjet mbështetje.