Gmail mori një funksion shumë të mirë

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Auto&Tech June 01, 2025 - 09:44

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim.

Ky funksion i ri është pjesë e një tendence në rritje të integrimit të inteligjencës artificiale në mjetet softuerike të përditshme, raporton Tech Crunch.

Për momentin, përmbledhjet automatike janë të disponueshme vetëm për emailet në gjuhën angleze.

Varësisht nga rajoni do ta kenë në dispozicion – në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Japoni këto funksione janë të fikura si parazgjedhje, ndërsa përdoruesit në vendet e tjera mund t’i aktivizojnë ose çaktivizojnë nga cilësimet e Gmail-it.

Saktësia e këtyre përmbledhjeve mbetet ende e diskutueshme. Kompania Apple vitin e kaluar u detyrua të ndalonte përkohësisht përmbledhjet e njoftimeve nga lajmet, pasi BBC zbuloi se ato shpesh ishin të pasakta.

Funksioni i kërkimit të Google me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI Overviews) ka qenë herë pas here objekt kritikash për informacion të dobët dhe të pasaktë, por kompania thotë se situata tani është përmirësuar ndjeshëm. /Telegrafi