“Lamtumirë Skype”, aplikacioni mbyllet pas dy dekadash

“Lamtumirë Skype”, aplikacioni mbyllet pas dy dekadash

Auto&Tech May 03, 2025 - 15:58

“Lamtumirë Skype”, edhe pak ditë dhe një nga platformat më të vjetra të komunikimit nuk do të funksionojë më.

Microsoft, pronari i Skype, njoftoi se më 5 maj do ta mbyllë zyrtarisht këtë platformë komunikimi pas më shumë se dy dekadash ekzistencë.

Siç është deklaruar nga Microsoft, qëllimi i tyre është të thjeshtojnë ofertën për përdoruesit dhe të përqendrohen në “platformën e tyre të fuqishme të biznesit Teams”, në të cilën miliona përdorues të mbetur të Skype do të ridrejtohen në ditët në vijim, raporton Independent.

Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën, një lloj revolucioni duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin shumë të shtrenjta. /oranews