
Rrjedhin specifikat e telefonit të mençur të palosshëm të Samsung-ut
Prej kohësh është spekuluar se Samsung do të prezantojë një telefon të mençur të palosshëm më të përballueshëm këtë vit, i cili do t’i bashkohet modelit më të shtrenjtë Galaxy Z Flip7 ndoshta në korrik dhe tani janë zbuluar disa specifika të asaj pajisjeje.
Galaxy Z Flip FE, i quajtur edhe Z Flip7 FE nga disa, do të mundësohet nga procesori Exynos 2400e, i njëjti që gjendet në Galaxy S24 FE të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Kjo është e vërtetë të paktën për Evropën, sepse specifikimet i përkasin modelit SM-F761B. Tregjet e tjera mund të marrin një procesor të ndryshëm, gjë që ndonjëherë është praktikë e kompanisë koreano-jugore.
Procesori do të çiftohet me 8 GB RAM, ndërsa telefoni do të ketë të njëjtin sistem kamerash si Flip5 nga viti 2023, pra një kamerë kryesore 12 MP, një kamerë ultra të gjerë 12 MP dhe një kamerë selfie 10 MP.