
Sot mbyllet zyrtarisht TikTok-u në Shqipëri
Sot në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social TikTok, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura në rajon e më gjerë, raporton gazeta Sinjali.
Këtë mbyllje e ka kërkuar zyrtarisht Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Ditë më parë, ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar qasjen në TikTok për një periudhë 12-mujore, vendim ky që ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë program për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.
Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë të ngjashme me TikTok-un, që quhet Clapper.
Ky aplikacion ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.