Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit

Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit

Auto&Tech January 26, 2025 - 16:21

Shkencëtarët japonezë kanë zhvilluar një dorezë robotike që ndihmon për të praktikuar luajtjen e pianos, dhe lejon që të arrihet shpejtësia e lëvizjes.

Pajisja mund të lëvizë secilin nga pesë gishtat më shpejt se një person që mban një dorezë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë krijuar një ekzoskelet robotik në formë doreze që lëviz gishtat me shpejtësi të madhe ndërsa luan në piano, duke lejuar përvetësimin e aftësive dhe virtuozitetit.

Doreza mund të përkulë çdo gisht katër herë në sekondë, dhe është krijuar për të ndihmuar muzikantët të praktikojnë për të përmirësuar shkathtësinë e tyre fizike.

Në një studim që përfshinte më shumë se njëqind pianistë të suksesshëm, ekzoskeleti i ndihmoi ata të përmirësonin performancën e ushtrimeve teknike.

Gjatë ushtrimeve, pajisja lëvizte gishtat e tyre në modele komplekse më shpejt se sa mund të menaxhonin vetë, dhe kur eksoskeleti u hoq, pianistët ishin ende në gjendje të luanin më shpejt dhe më saktë.

Shinichi Furuya nga Sony Computer Science Laboratories në Tokio, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se ishte frymëzuar nga përvojat e tij si pianist, përkatësisht vështirësitë e tij me pjesë kërkuese si Sonata e Beethoven për piano nr. 3 dhe Etydi i Shopenit nr. 6.

“Nuk është problem t’i luash ngadalë, por ishte pothuajse e pamundur ta bësh shpejt, për shkak të shkëmbimit të shpejtësisë dhe saktësisë”, tha ai.

Furuja beson se pajisja mund të ndihmojë profesionistë të tjerë që kanë nevojë për një nivel të lartë shkathtësie në punën e tyre. /telegrafi