SHBA: Gjykata e Lartë vendos përfundimisht mbylljen e platformës sociale, TikTok-u mbyllet të dielën

SHBA: Gjykata e Lartë vendos përfundimisht mbylljen e platformës sociale, TikTok-u mbyllet të dielën

Auto&Tech January 17, 2025 - 16:21

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar të hyjë në fuqi ligjin, i cili do të detyrojë pronarin kinez të TikTok të shesë biznesin e tij në SHBA deri të dielën, ose do të përballet me mbylljen e platformës sociale.

Ky  vendim vjen pas paralajmërimeve të administratës së Joe Biden, e cila e konsideroi TikTok si një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse 170 milionë përdoruesit amerikanë do të përjetojnë ndryshime të menjëhershme pasi ndalimi të fillojë të dielën. /abcnews