Samsung vendosi: I njëjti procesor për të gjithë

Samsung vendosi: I njëjti procesor për të gjithë

Auto&Tech January 04, 2025 - 20:20

Një model ndërkombëtar Samsung Galaxy S25 është parë në faqen e standardeve Geekbench, i cili përdor një çip të Qualcomm.

Në muajt e fundit, ka pasur thashetheme të shumta për procesorin që do të fuqizojë serinë e telefonave Samsung Galaxy S25.

Disa prej tyre pohuan se e gjithë linja do të përdorë çipat Snapdragon 8 Elite, gjatë dhjetorit, një Galaxy S25+ me një çip Exynos 2500 u vu re në Geekbend.

Tani, një model ndërkombëtar i telefonit Galaxy S25, i cili përdor çipin Snapdragon 8 Elite, është shfaqur në Geekbench. Kjo rindez ortekun e thashethemeve se e gjithë seria S25 do të përdorë vetëm një procesor Snapdragon.

Samsung Galaxy S25 ndërkombëtar është shfaqur në Geekbench si modeli i koduar SM-S931B. Telefoni funksionon Android 15 dhe ka 12 GB RAM.

Seria Samsung Galaxy S25 duhet të zbulohet në fund të janarit dhe pritet të përfshijë modelet S25, S25+ dhe S25 Ultra, si dhe Galaxy S25 Slim të përfolur. /telegrafi