Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi

Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi

Auto&Tech December 30, 2024 - 08:28

Një raporti i ri sugjeron se kur mund të shohim unazën e re inteligjente të Samsung-ut.

Samsung paralajmëroi për herë të parë Galaxy Ring gjatë ngjarjes Unpacked në janar të këtij viti, kur prezantoi serinë e telefonave Galaxy S24.

Më pas unaza u shfaq gjatë MWC në shkurt, për t’u lansuar në korrik, transmeton Telegrafi.

Më herët kishte zëra se Galaxy Ring 2 do të mbërrinte më herët se paraardhësi i tij, dhe tani një raport i ri e konfirmon atë.

Galaxy Ring 2 pretendohet se do të lansohet zyrtarisht më 22 janar, së bashku me serinë e telefonave Galaxy S25 të Samsung.

Gjatë të njëjtit event, kompania koreano-jugore duhet të tregojë kufjet e saj të para XR.