Apple dhe Google duhet të përgatiten për të hequr Tiktok-un deri më 19 janar

Apple dhe Google duhet të përgatiten për të hequr Tiktok-un deri më 19 janar

Auto&Tech December 13, 2024 - 20:02

Deri më datë 19 janar, Tiktok duhet të hiqet nga ‘dyqanet’ e aplikacioneve të Google dhe Apple. Ky ishte komunikimi i bërë me dije nga dy ligjvënësit amerikanë përmes një letre drejtuar drejtorëve respektivë të kompanive.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit Federale në SHBA miratoi një ligj që kërkon nga ByteDance, kompania kineze që menaxhon TikTok, të shesë aplikacionin në Shtetet e Bashkuara ose të përballet me një ndalim. Përmendim këtu që aplikacioni përdoret nga 170 milionë maerikanë.

Letra dypartiake erdhi nga dy liderët e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për Kinën: përfaqësuesi republikan John Moolenaar, i cili është kryetar i komitetit dhe përfaqësuesi i lartë demokrat Raja Krishnamoorthi.

Apple, Alphabet dhe TikTok-u nuk e kanë komentuar vendimin deri më tani. Të hënën, ByteDance dhe TikTok bënë një kërkesë urgjente për të bllokuar përkohësisht ligjin derisa të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë e SHBA. / abcnews