Interneti i së ardhmes: Starlink nga Elon Musk po zbarkon në Kosovë

Interneti i së ardhmes: Starlink nga Elon Musk po zbarkon në Kosovë

Auto&Tech October 23, 2024 - 14:49

Shërbimi revolucionar i internetit satelitor, Starlink, do të arrijë së shpejti në vendin tonë. Krijuar nga SpaceX, Starlink përdor një rrjet të dendur satelitorësh për të ofruar internet kudo në botë, duke sjellë një alternativë të fuqishme për ata pa akses në infrastrukturën tradicionale të internetit.

Më 18 Tetor 2024, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) lëshoi autorizimin e përgjithshëm për Starlink, një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.

Avantazhet e Starlink për Kosovën:

Shpejtësi të lartë: Internet me shpejtësi prej 100-200 Mbps, ideal për shfletim dhe punë në distancë.

Lidhje për zonat rurale: Zgjidhje e besueshme për ata që jetojnë në zona të largëta.

Instalim i thjeshtë: Lidhja bëhet lehtë me një disk satelitor të vogël.

Starlink do të ndihmojë komunitetet në arsim, shërbime shëndetësore dhe mbështetje gjatë fatkeqësive natyrore. Hyrja e saj në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

ARKEP do të vazhdojë angazhimin për rregullimin e komunikimeve elektronike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të përballueshme për qytetarët.