X njofton se ndryshimi në mënyrën sesi funksionon bllokimi do të vijë shumë shpejt
Duket se Elon Musk po ecën me shpejtësi të plotë përpara me planet e tij të shpallura më parë për të hequr qafe “bllokimin”, siç e njohim ne, si një veçori në X.
Në një postim, ekipi i X Engineering njoftoi se ky ndryshim do të ndodhë së shpejti dhe do të japin më shumë detaje se si do të zbatohet.
Në thelb, nëse bllokoni dikë dhe postimet tuaja janë publike, ai ende mund t’i shohë ato.
Por, ata nuk do të jenë në gjendje të pëlqejnë, të përgjigjen ose të ripostojnë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas llogarisë XEng, ky ndryshim ka për qëllim të rrisë transparencën, pasi tani përdoruesit do të mund të shohin nëse të tjerët po përpiqen të fshehin ose ndajnë informacione të dëmshme ose private rreth tyre.
Bëhet e ditur se ndryshimi ishte njoftuar që në maj.
Megjithatë, tani duket se po i afrohemi shumë më tepër atij afati kohor.
Bllokimi në X dikur ishte i thjeshtë.
Nëse keni bllokuar një llogari, ata nuk mund t’i shihnin postimet tuaja ose të ndërvepronin me to. Ky ndryshim i ri e bën bllokimin më pak kufizues.
Mbetet për t’u parë se si ky ndryshim do të ndikojë tek përdoruesit. /telegrafi