Në vend të limuzinës EQS, Mercedes do të prezantojë S-Class elektrik
Mercedes planifikon të ofrojë gjeneratën e ardhshme S-Class me motorë me djegie të brendshme dhe veturë elektrike.
Kjo në thelb do të thotë se limuzina aktuale EQS do të zhduket pas vetëm një gjenerate. S-Class aktual po merr gjithashtu një ndryshim në dizajn përpara se të kalojë në modelin e gjeneratës së ardhshme.
Këtë njoftim të rëndësishëm e ka bërë drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Kelenius, në një intervistë për Autocar.
“Në të ardhmen do të ketë dy S-Class – SUS dhe elektrik”, tha Kalenius.
Ekzekutivi tha në Shtutgart se të dy versionet e limuzinës luksoze kryesore të markës me yllin me tre cepa, do të kenë një dizajn të ngjashëm brenda dhe jashtë.
Megjithatë, ndryshe nga BMW, Seria 7 e së cilës (versioni SUS) dhe i7 (elektrik) përdorin të njëjtën platformë mekanike, ky nuk do të jetë rasti me S-Class, njoftoi revista britanike, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Mercedes.
S-Class elektrik pritet të bazohet në MB.EA Large, ndërsa modeli me benzinë ëdo të përdorë një përsëritje të përditësuar të harduerit aktual MRA.
Në fund të qershorit, Kalenius hodhi poshtë thashethemet për ndërprerjen e platformës MB.EA, duke thënë se zhvillimi i saj “po ecën me shpejtësi të lartë”. Në një intervistë të re për Autocar, ai ka mohuar sërish të njëjtin raport.
Në mes të majit, botimi gjerman Handelsblat raportoi se arkitektura EV e gjeneratës së ardhshme të Mercedesit ishte hequr.
Duke pasur parasysh platformat e ndryshme, nuk duhet të prisni që S-Class SUS dhe EV të jenë vetura pothuajse identike me BMW Series 7 dhe i7. /telegrafi