Zbulohet çmimi marramendës i veturës së frymëzuar nga Batman
Pininfarina Automobil ka zbuluar një hiperveturë plotësisht elektrike të njohur si B95 Gotham.
Në partneritet me pronarët e superheroit, Warner Bros. Discovery, B95 Gotham është e para nga katër hiperveturat e porositura – të gjitha të frymëzuara nga personazhi Batman.
Bazuar në barchetta Pininfarina B95, Gotham ndan bazat e tij me Rimac Nevera dhe krenohet me numrat mahnitës të performancës.
Krijimi unik përmban katër motorë elektrikë, që prodhojnë 1900 kuaj fuqi merr energji nga një bateri 120 kWh.
Ka një shpejtësi maksimale mbi 300 km/h dhe një kohë sprinti 0-100 km nën dy sekonda.
Ndërsa diapazoni i lëvizjes së tij nuk është zbuluar, Pininfarina pretendon një kohë karikimi nga 20 në 80 për qind në më pak se 23 minuta në një karikues DC me fuqi të lartë.
Trupi është i përfunduar në një shkëlqim Argento Vittorio dhe është frymëzuar nga Batmobile, por gjithashtu i bën homazh identitetit sekret të Batman – Bruce Wayne – me logot e lëmuara të Wayne Enterprises.
Brenda, B95 ka ulëse të personalizuara të veshura me lëkurë kafe, të zeza dhe ari dhe një asistent zanor të frymëzuar nga shërbëtori i Batman-it, Alfred.
Tre Pininfarina të frymëzuara nga Batman janë duke u prodhuar, duke përfshirë një Battista me temë Wayne dhe një variante me temë Batman.
B95 Gotham ka një çmim pak më shumë se 8 milion dollarë dhe do të debutojë në Monterey Car Week në Kaliforni javën e ardhshme. /telegrafi