Kryevepra e Lamborghini, motori V8 me nga 100 “kuaj” për cilindër
Në vetëm pak ditë, më 16 gusht, në javën e veturave në Monterey, Kaliforni, do të zbulohet pasardhësi i Lamborghini Huracan.
Huracan e ka vendosur shiritin shumë lart, duke pasur parasysh se është një nga modelet më të suksesshme në historinë e markës, transmeton Telegrafi.
Modeli i ri i Lamborghini do të jetë një hibrid plug-in (PHEV), ashtu si Revuelto, megjithëse marka italiane preferon ta quajë atë HPEV, që do të thotë Automjet i Elektrizuar me Performancë të Lartë.
Pasardhësi i Huracan, i quajtur nga brenda Project 634, do të shfaqë një motor të ri 4-litërsh twin-turbo V8, i zhvilluar plotësisht nga Lamborghini, që mund të prodhojë 800 kuaj-fuqi.
Lamborghini thotë se ky motor është krejtësisht i ndryshëm nga ai i përdorur në Urus SE (4.0 V8 twin-turbo) i cili përdoret gjithashtu në modelet Porsche, Bentley dhe Audi.
V8 i ri është ndërtuar në një kënd prej 90 shkallë dhe ka dy turbocharger të vendosur brenda bllokut V. Kjo vendosje e turbinave zvogëlon distancën e rrjedhës së ajrit, gjë që rezulton në një reagim më të shpejtë ndaj pedalit të gazit.
Motori me benzinë ëdo të prodhojë fuqi maksimale midis 9,000 dhe 9,750 rpm. Si asistent do të ketë një motor elektrik të vendosur mes bllokut V8 dhe ndërruesit të shpejtësive, i cili do të shtojë 150 kuaj fuqi.
Spekulohet se do të ketë edhe dy motorë elektrikë në boshtin e përparmë, kështu që vetura do të tërheqje me katër rrota, edhe pse Lamborghini nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për këtë.
Me motorin V8 dhe motorin elektrik të pasmë, ai duhet të ofrojë një total prej rreth 900 kuaj fuqi maksimale. Për krahasim, Huracan më i fuqishëm arriti 640 kuaj-fuqi.
Me këto shifra, 0-100 km/h pritet të arrijë për më pak se 3 sekonda.
Sa i përket Huracan-it që po largohet, prodhimi do të vazhdojë deri në dhjetor për të mbuluar të gjitha porositë. /telegrafi