Të katër modelet e iPhone 17 do të marrin një përmirësim të madh të kamerës
Apple është një mjeshtër në krijimin e mjaftueshëm dallimeve midis modeleve iPhone Pro dhe jo-Pro.
Seria Pro zakonisht përmban një procesor më të mirë aplikacioni (AP), sistem më të mirë të kamerës, një ekran ProMotion me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz, më shumë RAM, opsione shtesë të ruajtjes dhe korniza më të holla.
Këtë vit, Apple po u jep katër varianteve të iPhone 16 nga 8 GB RAM.
Bëhet e ditur se kjo po bëhet vetëm për t’u siguruar që të gjitha modelet e reja mbështesin Apple Intelligence, e cila ka nevojë për një minimum prej 8 GB RAM për të punuar, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë, vitin e ardhshëm modelet e iPhone 17 Pro thuhet se do të pajisen me 12 GB RAM.
Sipas analistit të Haitong Securities, Jeff Pu, të katër modelet e iPhone 17 që do të dalin në vitin 2025 do të kenë një kamerë të përmirësuar të përparme.
Gjithashtu, versioni 17 i iPhone thuhet se do të ketë një sensor imazhi 24 megapikselë. /telegrafi