Ferrari 355 me një version të ri të përmirësuar
Është e vështirë të besohet se Ferrari 355 do të kishte nevojë për ndonjë përmirësim, por Evoluto Automobili po bën pikërisht këtë.
Specialisti i restaurimit dhe modernizimit po ri-inxhinieron Ferrarin për shije më moderne duke ruajtur dhe përmirësuar përvojën e tij të brendshme të drejtimit.
Supervetura ultra-speciale përmban një trup tërësisht të ri karboni, një brendshme të personalizuar dhe një shasi të përmirësuar.
Bëhet e ditur se çdo 355 merr një motor plotësisht të ripunuar me mbi 200 komponentë të rinj dhe të ridizajnuar, përcjell Telegrafi.
Motori V8 me aspirim natyral tani prodhon 420 kuaj fuqi, pak më shumë se 375 kuaj fuqi nga origjinali.
Gjithashtu, çiftëzohet me një transmetim manual me gjashtë shpejtësi.
Evoluto mbështjell Ferrarin me një trup të projektuar nga Ian Callum që ka përmirësuar ftohjen.
Ndryshe, do të ketë vetëm 55 shembuj Ferrari 355 të ndërtuara nga Evoluto.
Secili prej tyre do të jetë plotësisht i porositur dhe i përshtatur sipas pëlqimit të klientit, dhe ata mund të zgjedhin nga një sërë ngjyrimesh, lëkure dhe materialesh brenda dhe jashtë. /telegrafi