WhatsApp-i së shpejti do të vijë me një përditësim të ri
Nëse jeni një nga dy miliardë përdoruesit e WhatsApp-it, së shpejti mund të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme.
Kjo për shkak se WhatsApp, ndoshta aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, së shpejti mund të bëhet shumë më i zgjuar dhe të lejojë përdoruesit të përdorin funksionin Live Translate.
Shkurtimisht, Live Translate është ajo që mendoni se është: funksioni “dëgjon” atë që folësi thotë dhe pothuajse menjëherë e përkthen atë në një gjuhë që mund ta kuptoni.
Qëllimi është që ju, le të themi, një folës i anglishtes, të jeni në gjendje të komunikoni me shokun tuaj nga Koreja pa ditur asnjë prej jush ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Normalisht, mund të përballeni me sfida për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur njëri-tjetrit.
Këtu hyn Live Translate. Duke përdorur teknologjinë e avancuar të AI, ai mund të përkthejë pothuajse menjëherë gjuhën e folur ose të shkruar.
Bëhet e ditur se funksioni Live Translate i Samsung mbështet gjithsej 16 gjuhë.
Në prill, tre shtesat e reja ishin: arabisht, indonezisht dhe rusisht.
Ato bashkohen me gjuhën kineze, angleze, frënge, italiane, japoneze, koreane, polake, portugeze, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze.
Galaxy AI will power WhatsApp real-time translation
— ICE UNIVERSE (@UniverseIce) July 6, 2024