Imazhe që tregojnë si duket koncepti i fundit i Pontiac

Imazhe që tregojnë si duket koncepti i fundit i Pontiac

Auto&Tech June 28, 2024 - 15:53

General Motors Design ka publikuar fotografitë e konceptit Pontiac, i cili kurrë nuk filloi prodhimin serik, madje ekzistenca e tij ishte e njohur për vetëm disa dizajnerë.

Bëhet fjalë për konceptin e madh Pontiac G8, i cili “pa dritën e diellit” 16 vite pasi u prodhua, transmeton Telegrafi.

Është koncepti i fundit i prodhuar nga Pontiac përpara se GM të mbyllte markën në 2009.

Ai “lindi” në Advanced Studio në Kaliforni dhe përfaqësonte “një vizion plotësisht funksional të dizajnit të ardhshëm të Pontiac”.

Fatkeqësisht për shumë njerëz, kjo e ardhme nuk u materializua kurrë.

Për shkak të rënies së shitjeve, GM vendosi të mbyllë Oldsmobile në 2004, pas së cilës erdhi fundi për Hummer, Saturn dhe Pontiac për shkak të sagës së falimentimit.

Fotot e konceptit u postuan në Instagram, por nuk u publikua asnjë informacion.

Koncepti i ngjan limuzinës G8, një model që Holden e shiti në Australi me emrin Commodore.

Kishte plane për të shitur një version me dy dyer të Commodore nën G8 GT, duke rikthyer EL Camino, por edhe ai plan dështoi. /telegrafi

Image
Image
Image
Image