Ford po tërheq nga tregu një numër të automjeteve Mustang për shkak të një defekti
Auto&Tech
June 02, 2024 - 18:31
Ford po tërheq Mustang-un e tij për shkak të një problemi me derivate që thotë se nuk përbën rrezik sigurie, por mund të shkaktojë që automjeti t’i shkelë rregullat e emetimeve.
“Për shkak të një defekti prodhimi, linja e furnizimit me derivate me presion të ulët mund të mos plotësojë kriteret”, tha kompania në njoftimin e saj të tërheqjes,
“Kjo mund të rezultojë që vetura të ndeshet me avullimin e derivateve jashtë kërkesave të rregulloreve të standardeve të emetimeve”, shton njoftimi.
“Nuk ka asnjë rrezik sigurie që lidhet me këtë tërheqje dhe defekti nuk do të ndikojë në performancën e automjetit”.
Ndryshe, nga viti 2021 deri në vitin 2023 të prekur nga ky defekt janë gjithsej 610 automjete. /telegrafi